Ballina / KURIOZITETE / Cilat janë pesë qytetet më të shëndetshme?
singapori

Cilat janë pesë qytetet më të shëndetshme?

Janë një sërë faktorësh që përcaktojnë se sa është i shëndetshëm një mjedis urban. Nuk mjafton të thuhet se një qytet është i mirë ngase ka hapësira të mjaftueshme të gjelbra.

Shumë studime, kanë matur në mënyra të ndryshme se si ndikojnë në shëndetin e banorëve të tyre, në bazë të së përditshmes Thë Guardian dhe javores The Economist, Singaporti, Tokio, Perth, Kopenhaga dhe Monaco janë 5 qytetet të cilat konsiderohet se kanë qenë qytetet më ‘të shëndetshme’ gjatë vitit 2013.

Çka ka Singapori që nuk e kanë shumë qytete të botës?

Sipas librit të fakteve të CIA-s për 84 vjet rresht, Singapori është qyteti me shkallën më të ulur të vdekshmërisë së foshnjave, dhe me kohëzgjatjen më të madhe të jetës së banorëve të tij.

Mbi 80% e banorëve e përdor sistemin publik shëndetësor që nuk dallon thuaja fare nga ai privat.

Së dyti Singapori konsiderohet si njëri ndër qytetet më të pastra falë ligjeve strikte, me dënime të larta për të gjithë ata që e ndotin ambientin.

Qyteti është përplot mundësi për aktivitete sportive dhe argëtuese që stimolojnë jetën e shëndetshme të njeriut.

Sa i përket Tokios ndërkaq dihet se rreth 3 milionë njerëz, qarkullojnë përmes sistemeve të transportit urban brenda 25 orëve, megjithatë emetimi i gazrave është më i ulti në krahasim me të gjitha qytetet tjera të azisë. Kohëzgjatja e jetës së një banori në Tokio, fjala është për mesataren sillet rreth 84 vjet.

Njerëzit jetojnë gjat sepse autoritetet e Tokios kanë investuar në mënyrë të zgjuar në shëndetin publik dhe në lidhjet e fuqishme familjare e komunitare.

I treti për nga kushtet e mira të domosdoshme për një jetë të shëndetshme kategorizohet qyteti Perth i Australisë, qytet ky të cilin e përshkruajnë si qytet “stabil, me shëndet të mirë publik , me infrastrukturë të shkëlqyeshme për arsim, kulturë e mjedis”./infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.