Ballina / Shëndet & Fitnes / Cilat janë mineralet esenciale për trurin
truri dhe mineralet

Cilat janë mineralet esenciale për trurin

Truri ynë që të funksionojë mirë duhet të kete disa përberës. Më poshtë do të gjeni disa nga mineralet që i japin trurit tuaj shëndet.

Kalciumi

Kalciumi është një mineral thelbësor për funksionimin e trurit. Ai luan një rol kryesor si mesazher i qelizave nervore, rregullon neurotrasmetimin dhe kontrollon impulset nervore. Mungesa e tij në organizëm është e rrallë sepse organizmi ka një rezervë të madhe të mineralit në kocka, por disa medikamente mund ta zvogëlojnë nivelin e tij. Ushqimet që përmbajnë kalcium janë qumështi, kosi, djathi, spinaqi.

Magnezi

Magnezi është i rëndësishëm për shndrrimin e vitaminave B në formën aktive të tyre. Një studim tregoi se administrimi i suplementeve të magnezit tek minjtë e rritur përmirësoi kujtesën si dhe kujtesën afatgjatë. Çdo mungesë e tyre çon në probleme neurologjike. Ushqime me magnez janë farat e kungullit, kakaoja pluhur, bajamet dhe kikirikët.

Zinku

Akoma nuk dihet se çfarë roli luan zinku në shëndetin e trurit, por mungesa e tij lidhet me çregullime neurologjike dhe psikologjike si sëmundja e Parkinsonit apo sëmundja e Alzheimerit. Ushqime të pasura me zink janë qingji, kungulli dhe mëlçia.

@Fluidi

Provo po ashtu

karrota ushqimet

Frutat që përmirësojnë shikimin

E keni dëgjuar shpesh që karrota dhe frutat e perimet e tjera që kanë ngjyrë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.