Ballina / KOSOVA / Cilat janë linjat e kuqe të dialogut Kosovë – Serbi sipas ambasadores Apostolova
nataliya apostolova , evliana berani
Nataliya Apostolova, Ambasadore e BE-së në Kosovë; Intervistoi: Evliana Berani

Cilat janë linjat e kuqe të dialogut Kosovë – Serbi sipas ambasadores Apostolova

 E pyetur se a po ndryshon fokusi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe a do të bisedohet gjatë tyre edhe për kufijtë, njëshi i Bashkimit Evropian në Prishtinë Nataliya Apostolova ka thënë se nuk është në dijeni se kufijtë janë përmendur dikund.

“Nuk do të thosha se kufijtë janë përmendur ndokund, por ka pasur një diskutim rreth kufijve që po rri pezull në shumë vende. Ajo që kanë përmendur Përfaqësuesit e Lartë të BE-së është se në këtë dialog ekzistojnë linja të kuqe dhe parime udhëheqëse, e ato janë: parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe – ajo që është shumë e rëndësishme – stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Apostolova në intervistën ekskluzive për emisionin “55 minuta” që do të transmetohet sonte në orën 22 në RTK 3.

Sipas zonjës Apostolova ” të gjithë duan të shohim rifillimin e bisedimeve dhe të gjithë duan që tarifat të hiqen”.

Provo po ashtu

zgjedhje

42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.