Ballina / BOTA / Cila do të jetë përgjigja e SHBA-ve ndaj sulmeve në rafineritë saudite

Cila do të jetë përgjigja e SHBA-ve ndaj sulmeve në rafineritë saudite

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha të martën se Shtetet e Bashkuara po rishikojnë provat që sugjerojnë se Irani ishte pas sulmeve ndaj objekteve të naftës saudite. Ai shtoi se SHBA-ja është e gatshme për të mbrojtur interesat dhe aleatët e saj në Lindjen e Mesme.

“Ne jemi duke vlerësuar të gjitha provat. Ne po këshillohemi me aleatët tanë. Dhe, presidenti do të përcaktojë rrugën më të mirë të veprimit në ditët në vazhdim”, tha Pence në një fjalim në Fondacionit Heritage në Uashington.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka udhëtuar për në Arabinë Saudite për të diskutuar përgjigjen ndaj sulmeve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur vendin tonë, trupat tona dhe aleatët tanë” tha Pence.

Nëse Irani do të kryente sulmet e së shtunës për të bërë presion ndaj presidentit Trump që të lehtësojë sanksionet mbi programin e tij bërthamor, atëherë kjo strategji do të dështojë, tha nëpresidenti Pence.

Irani ka mohuar se qëndron pas sulmeve, të cilat shkatërruan gjysmën e prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.

Grupi rebel Huthi, një aleat i Teheranit në Jemen thotë se ka kryer sulme përmes dronëve.

Provo po ashtu

Pamje tmerri: Shembet hoteli gjigant në SHBA (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në SHBA, teksa ndërsa e hotelit “Hard Rock”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.