Ballina / Shkencë / Ciklone dhe stuhi në Jupiter?
jupiteri

Ciklone dhe stuhi në Jupiter?

Janë publikuar fotografitë të reja të Jupiterit, që i ka regjistruar anija kozmike e NASA-s, ”Junona”, ku jepet një pasqyrë krejtësisht e re e cikloneve dhe stuhive në këtë planet.

Udhëheqësja e projektit ”JunoCam”, Candice Hansen nga Instituti i Shkencave në Arizona, në takimin e Unionit Gjeofizik Amerikan, prezantoi fotografitë e papërpunuara.

“Ne e dinim se vëzhgojmë një zonë që nuk ishte parë më parë në Jupiter. Ishte e papritur të shihje uraganet gjigante dhe ciklonet”, shpjegoi Hansen, përcjell atsh.

Pritet që ”Junona”, që përfundoi turin e saj në orbitën e Jupiterit për 53 ditë, të japë rezultate dhe zgjidhje mbi atë se si është formuar planeti më i madh në sistemin tonë diellor./ /os/ a.jor.

@Fluidi

Provo po ashtu

majmuni me gjene njeriu, gjenetika, kina

“Prodhohet” majmuni me gjene të njeriut, hapet debat i madh etik

Shkencëtarët në Kinë mund ta kenë krijuar një lloj të ri të majmunit, dhe me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.