Ballina / Shëndet & Fitnes / Cigaret elektrike
cigaret elektrike, kaneri, shba

Cigaret elektrike

Vdekja e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e përdorimit të cigares elektronike

Pacienti e ka humbur jetën pasi u prek nga një sëmundje e rëndë në sistemin e frymëmarrjes.

Kjo vjen ndërsa ekspertët po hulumtojnë për një sëmundje misterioze në mushkëri që lidhet me përdorimin e këtyre cigareve. Qendra për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve tha se kishte 193 raste të mundshme në 22 shtete amerikane. Në shumë prej tyre bëhet fjalë për thithjen e THC, përbërësin kryesor aktiv tek kanabisi, shkruan tch.

Rastet janë raportuar përgjatë dy muajve, mes 28 qershorit dhe 20 gushtit.

Personi që ka humbur jetën ishte shtruar në spital me një sëmundje të pashpjegueshme pasi kishte përdorur një cigare elektrike.

Shkaku i sëmundjes misterioze nuk është identifikuar ende, por sipas ekspertëve, është i lidhur sipas gjasave me cigaren elektrike. Personat e prekur kanë patur simptoma mes të cilave kolla, vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje. Madje në disa raste edhe vjellje dhe diarre. Nuk ka ndërkohë prova që mund të flasin për një sëmundje infektive, si virus apo baktere. Të paktën dy persona të tjerë kanë humbur jetën më herët në SHBA, pasi cigaret e tyre elektrike u kishin shpërthyer në fytyrë.

Provo po ashtu

mollat

A e parandalojnë kancerin ?

Të gjithë kemi dëgjuar për përfitimet shëndetësore që ofrojnë mollët. Nuk është çudi që nëse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.