Çifti i dashuruar i “luftës”, pas 70 vjetësh bashkë në Ditën e të dashuruarve

Dy të dashuruar gjatë Luftës së Dytë Botrërore do të kalojnë bashkë Ditën e të dashuruarve pas 70 vjetësh.

E gjitha kishte filluar kur veterani i luftës, piloti nga Virginia, Norwood Thomas, 93 vjeç , i tha ish të dashurës së tij Joyce Morris, tash 88 vjeç, se do të dëshironte ta shihte përsëri, pasi disa muaj më parë kishin biseduar përmes Skypit.

Tregimi për ritakimin e çiftit të luftës arriti në medie para dy muajsh, kur 300 veta mblodhën rreth 7.500 dollarë për ta mbështetur këtë takim.

Siç shkruajnë mediet e atjeshme, transmeton Koha.net, në aksionin e mbështetjes së këtij takimi romantik u përfshi edhe kompania Air New Zealand, e cila ofroi transport pa pagesë për Thomasin dhe djalin e tij.
Joyce Morris jeton në Adelaide të Australisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.