Ballina / BOTA / CIA largon agjentët e saj nga Kina

CIA largon agjentët e saj nga Kina

Një numër agjentësh të CIA-s janë larguar nga Kina pas grabitjes masive kibernetike që ka ekspozuar të dhënat personale të më shumë se 21 milionë punonjësve të qeverisë amerikane.

Sipas gazetës “Washington Post”, e cila citon zyrtarë të qeverisë amerikane, si masë parandaluese, Agjencia Qendrore e Zbulimit tërhoqi agjentët nga ambasada amerikane në Pekin. Ndërkohë, CIA nuk ka pranuar të komentojë.

Gjatë këtij viti, dy sulme masive kibernetike ndaj Zyrës amerikane të Menaxhimit të Personelit (OPM), ekspozuan të dhënat e 21.5 milionë punonjësve dhe ish punonjësve të qeverisë federale.

Sipas “Washington Post”, zyrtarët amerikanë thonë se mes të dhënave të sigurisë ishin edhe grabitja e dokumenteve me shenjat e gishtave të 5.6 milionë punonjësve federalë. Zyrtarët amerikanë dyshojnë se të dhënat u grabitën në një përpjekje për të identifikuar spiunët amerikanë, të cilët mund të rekrutohen apo detyrohen të japin informacione sekrete.

Provo po ashtu

orca ,protesta, arsim, prishtine, kosove

ORCA proteston kundër ndërhyrjeve politike në arsim

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA) ka protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.