Ballina / BOTA / Christchurch: Autori i sulmeve në xhami akuzohet për terrorizëm
Christchurch sulmuesi akuzohet për terrorizëm

Christchurch: Autori i sulmeve në xhami akuzohet për terrorizëm

Njeriu i akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy sulme në xhamitë e Christchurch është akuzuar për terrorizëm, njoftuan autoritetet e Zelandës së Re.

Brenton Tarrant u akuzua për “përfshirje në një akt terrorist”, tha policia të martën në një deklaratë.

Mbi Tarrant tashmë rëndojnë akuzat për vrasje dhe 40 akuza për vrasje në tentativë pas sulmit në dy xhami më 15 mars.

Australiani do të paraqitet para gjykatës muajin e ardhshëm.

Sulmi i 15 marsit ishte më vdekjeprurës në Zelandën e Re.

Si rezultat, parlamenti i Zelandës së Re ndaloi armët gjysmë automatike të stilit ushtarak.

Provo po ashtu

Pamje tmerri: Shembet hoteli gjigant në SHBA (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në SHBA, teksa ndërsa e hotelit “Hard Rock”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.