Ballina / SHOWBIZ / Chris Brown flet për natën e incidentit me Rihannën
Chris Brown
Chris Brown

Chris Brown flet për natën e incidentit me Rihannën

Këngëtari amerikan Chris Brown, ka folur hapur për natën kur u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj ish të dashurës së tij Rihanna, në vitin 2009.

Në një video të shkëputur nga dokumentari i tij më i ri “Chris Brown: Mirë se vini në jetën time”, ylli amerikan ka folur haptazi se çka ka ndodhur atë natë e cila bëri bujë ne media pasi fotot e Rihannës kishin vërshuar internetin.

Brown ka bërë të ditur se lidhja e tyre kishte kohë që kishte probleme dhe se ai e kishte tradhtuar këngëtaren me një mike të tijën.

“U ndjeva si një përbindësh”, thotë Chris në videon e lansuar, dhe thotë se kurrë në jetë nuk kishte menduar që do të qëllonte një femër.

Çifti është ndarë, mirëpo ata janë ende miq dhe shumë shpesh shihen në ahengje së bashku.

Provo po ashtu

gili këngëtare e famshme në Kosovë

Këngëtarja Gili sjell Super Hit !

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Gili pas suksesit që arriti me baladën “Fustani” tani …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.