Chelsea sfidon Manchester Unitedin për James

Është Chelsea një tjetër klub i madh anglez, që është futur në garë për sulmuesin e Real Madriidt, James Rodriguez.

Kolumbiani duket se në muajin janar do të “divorcohet” me gjigantin spanjoll, dhe e ardhmja e tij mund të jetë Premier League.

Sipas mediave britanike, Chelsea është e interesuar për ish-yllin e Monacos. James prej kohësh është duke u vëzhguar nga “Djajtë e Kuq”, por tani në garë janë futur edhe ‘Blutë’ e Londrës.

Thuhet se skuadra e Antonio Contes është duke përgatitur ofertën për James, dhe në ditët vijuese pritet të publikohet oferta e londinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.