Ballina / Kulturë / Çfarë tha Zogu në ditën e atentatit në Vjenë
ahmet zigu, mbreti, shqiperia

Çfarë tha Zogu në ditën e atentatit në Vjenë

“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”.

Pasi ndaj mbretit Zog ishte zhvilluar një atentat, për mediat austriake ai pati deklaruar se ndihej i zemëruar që shqiptarët kanë sjellë në tokën austriake në mënyrë kriminale mosmarrëveshjet politike.

Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.  Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.  Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve, citohet të ketë thënë Zogu për këtë gazetë që është ripublikuar nga Aurenc Bebja (Francë).

Provo po ashtu

athine koka parahistorike

Athinë, zbulohet një kokë parahistorike

Një kokë guri prehistorike është gjetur në tempullin e Athinës në parkun arkeologjik në Paestum …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.