Ballina / LIFESTYLE / Fun / Çfarë do të bënit sikur …
Ndodhi në këtë ditë

Çfarë do të bënit sikur …

Çfarë do të bënit?

Pyetja nr. 1.

Sikur të dinit se një grua shtatzënë tashmë i ka tetë fëmijë, prej të cilëve tre të shurdhër, dy të verbër, një me të meta mentale, ndërsa ajo vetë e ka sifilisin – a do t’i rekomandonit të abortonte?

Para se të përgjigjeni në këtë pyetje, lexoni edhe pyetjet në vazhdim:

Pyetja nr. 2.

Është koha të zgjidhet prijësi i ri i botës. Edhe vota juaj do të merret parasysh. Ja faktet për tre kandidatët kryesorë:

Kandidati A:

Është i lidhur me politikanë të korruptuar, ndërsa me rastin e marrjes së vendimeve konsultohet me astrologët. I ka pasur dy dashnore. Është i varur shumë nga duhani, ndërsa gjatë ditës i pi 8-10 martini.

Kandidati B:

Dy herë e kanë larguar nga puna, ndërsa fle deri në drekë. Në fakultet është droguar, ndërsa çdo mbrëmje pi një të katërtën e litrit uiski.

Kandidati C:

Është hero i luftës me medalje. Vegjetarian është, nuk pi, ndonjëherë pi birrë. Kurrë nuk ka pasur aventura jashtëmartesore.

Cilin kandidat do ta zgjidhni? Mos lexoni më tutje pa e marre vendimin!

Pra, kandidati A është Franklin D. Roosvelt; kandidati B është Winston Churchil, kurse kandidati C është Adolf Hitleri.

E, meqë ra fjala, në lidhje me pyetjen për abortusin – nëse jeni përgjigjur me ‘po’, sapo e vratë Beethovenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.