Çfarë shkruajti Aleks Buda për varrimin e Aleksandër Moisiut

“Mbaj mend se ka qenë muaji mars i vitit 1935, kur vdiq Moisiu. Të paktën mora pjesë në ceremoninë mortore”, shkruhet në “Kujtimet” e Aleks Budës, të vetmit dëshmitar shqiptar në ceremoninë e varrimit të Aleksandër Moisiut.

E kujton se si ai dhe studentët e tjerë shqiptarë nuk mungonin asnjëherë në teatrot ku debutonte aktori i madh me origjinë shqiptare. “Në ceremoninë e varrimit, që nuk u bë sipas mënyrës tradicionale, fatkeqësisht s’kishte asnjë personalitet zyrtar nga Shqipëra. Hm..po, harrova të them se si personalitet zyrtar kishte ardhur konsulli i plotfuqishëm italian në Vjenë që, për të afirmuar italianitetin e Moisiut e pa me vend të bënte një gjest të shëmtuar, duke mos e respektuar as amanetin e të vdekurit.

Ai i doli përpara arkivolit të artistit të madh dhe ngriti dorën për ta përshëndetur antifashistin Moisi në mënyrë romanamente, fashiste, me fjalët: “Ti salute grande italiano” (fq 179. “Kujtime Aleks Buda”).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.