Ballina / KURIOZITETE / Çfarë po sillet rreth Tokës e rreth Hënës?
hena

Çfarë po sillet rreth Tokës e rreth Hënës?

Astronomët kanë vërejtur një “objekt” misterioz, i cili sillet rreth Tokës dhe kohë pas kohe edhe rreth Hënës.

Shkencëtarët supozojnë së është fjala për një “material të lehtë” – folie metali, e cila ka mbetur nga ndonjë raketë pas lansimit.

Ata këtë objekt e kanë quajtur A10bMLz, por thonë se nuk është e qartë se prej cilës raketë është ai material.

Kjo gjë ndonjëherë i afrohet Tokës në rretgh 600 kilometra, por shkencëtarët kanë vërejtur se sillet edhe rreth Hënës, shkruan “Independent”-i.

Shkencëtarët thonë se për shkak të masës së tij të vogël A10bMLz është mjaft i ndijshëm në presionin e rrezatimit nga Dielli. Kjo do të thotë se orbita e tij ndryshon në mënyrë “kaotike” nga dita në ditë e nga java në javë, thonë hulumtuesit e Observatoriumit në Londër (NBO), i cili e ka analizuar.

Kjo do të thotë se është e pamundur që në tërësi të parashikohet se ku A10bMLz mund të fluturojë gjetiu. Kjo gjë sillet i qese plastike në erë, thonë shkencëtarët.

Kjo nuk është hera e parë që astronomët shohin gjëra të tilla në kozmos, për është hera e parë që është vërejtur një trajektore e tillë.

@Fluidi

Provo po ashtu

Yusaku Maezawa, pasagjeri i parë në orbitën e Hënës

Yusaku Maezawa, ky është pasagjeri i parë në orbitën e Hënës

Një sipërmarrës japonez do të jetë pasagjeri i parë që do të udhëtojë në anijen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.