Ballina / LIFESTYLE / Fun / Çfarë përgjigje do të jepnit këtyre pyetjeve?
Ndodhi në këtë ditë

Çfarë përgjigje do të jepnit këtyre pyetjeve?

Ky është një tregim, i cili do t’ju shkundë me rrënjë! Kurrë mos harroni ta shihni pamjen më të gjerë në jetë…

Po e ngisni automobilin në një natë të tmerrshme me stuhi. Kaloni pranë stacionit të autobusëve dhe shihni tre persona, të cilët e presin autobusin:

Një zonjë të vjetër, e cila duket sikur do të vdesë së shpejti.
Mikun e vjetër, i cili njëherë ua ka shpëtuar jetën.
Një femër (mashkull) të përsosur, për të cilën (cilin) keni ëndërruar gjithmonë.
Cilit person do t’i ofroni ta merrni në automobil, duke e ditur se keni vend vetëm për njërin prej tyre?

Mund ta merrni zonjën e vjetër, meqë ajo vdes, do të duhej ta shpëtoni atë së pari; mund ta merrnit mikun tuaj më të mirë meqë ai njëherë ua ka shpëtuar jetën dhe tash është rast i mirë t’ia ktheni të mirën.

Mirëpo, ndoshta kurrë më nuk do të keni rast ta gjeni dashurinë e jetës suaj.

Kjo pyetje ka qenë në një pyetësor për punë.

Personi i cili është pranuar (në konkurrencë më të madhe se 200 kandidatë) pa kurrfarë ngurrimi ka dhënë përgjigjen në vazhdim:

“Do t’ia jepja çelësat e automobilit mikut tim të vjetër që ta çojë zonjën në spital, e unë do të rrija në stacion për ta pritur autobusin me femrën (mashkullin) e ëndrrave të mija”.

Në çdo situatë shikojeni “pamjen më të gjerë”, përpiquni që të tëra t’i shihni jashtë kontekstit.

Provo po ashtu

Mahi: Rrëshqitja në pus

Një famullitari i vjetër, në një fshat italian, u kishte thënë grave, të cilat gjatë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.