Çfarë mendimi kishte Nikolla Teslla për jashtëtokësorët

Nikola Tesla është njëri nga shkencëtarët dhe shpikësit më të mëdhenj që ka njohur historia e njerëzimit.

Ndonëse ai mungon në librat e historisë, ai është njeriu që ka vënë themelet e teknologjisë dhe të stilit të jetesës që e kemi sot.

Mirëpo, përveç zbulimeve që ka bërë, Tesla ka qenë në mesin e njerëzve të parë që ka folur për jashtëtokësorët dhe mundësinë e komunikimit me ta.

“Mendoj që asgjë nuk është më e rëndësishme sesa komunikimi ndërplanetar”, citohet të kishte thënë ai.

“Kjo gjë do të ndodhë një ditë, e them me siguri të plotë, pasi jam thellësisht i bindur që ka krijesa të tjera në univers që punojnë, vuajnë dhe kanë probleme të natyrave të ndryshme, sikurse edhe ne. Komunikimi mes këtyre krijesave dhe njerëzve do të ketë një ndikim magjik në njerëzimin, duke ndihmuar në krijimin e një vëllazërie universale, që do të zgjasë sa edhe vetë njerëzimi”, ka thënë Tesla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.