Ballina / Galeria / Çfarë ka brenda Qabes
qabe cka ka brenda

Çfarë ka brenda Qabes

Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës.

Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj. Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.

Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levantit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.
Në derë, ka një perde të bukur mëndafshi me gravura ari dhe argjendi. Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri. Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.

Muret e brendshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar. Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit. Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.

Brenda Qabesë ka tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin Thuluth dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin kufik. Fjalët mbi gurë janë bërë nga copa të çmuara me ngjyra të mermerit. Këto u shkruan në shekullin e 6-të pas hixhretit.

Në murin lindor dhe në mes të derës së Qabesë dhe të Baabut Taubah (Dera e Pendimit), është dokumenti i Mbretit Fahd bin Abdulaziz Al-Saud i gdhendur në një pllakë mermeri për të treguar datën e rinovimeve që mbreti i fundit ka bërë në strukturën Qabesë. Numri i gurëve të shkruara brenda Qabesë pra është 10 në total, të gjithë të punuara me mermer të bardhë.

Check Also

veturat_infoglobi

Këto janë 5 veturat më të shtrenjta qeveritare në botë

Kur bëhet fjalë për njerëzit e pushtetshëm nga qeveri të ndryshme anë e kënd botës, …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *