Çfarë fantazojnë femrat e meshkujt (+16)

Një grup shkencëtarësh ka bërë një hulumtim të fantazive seksuale te 1.516 persona, të cilëve u është dhënë lista me 55 fantazi seksuale të ndryshme.

Kanë pasur për detyrë që çdo fantazi ta vlerësojnë sipas intensitetit, ndërkaq atë më të preferuarën ta përshkruajnë sa më hollësisht.

Si fantazi më e popullarizuar te personat e të dy gjinive është vënë theksi te seksi që përfshin ndjenjat romantike.

Është befasuese, apo jo?

Por seksi i papritur dhe seksi në vende të pazakonshme gjithashtu janë vënë në majë të listës.

Dhe shifra më befasuese është se 65 për qind e femrave kanë zgjedhur seksin e nënshtruar si njërën ndër fantazitë më të preferuara seksuale.

Më shumë se 52 për qind e tyre kanë vendosur për variante të ndryshme të të lidhurit, 36 për qind fantazojnë për seks të dhunshëm, ndërkaq 28,9 për qind fantazojnë për dëshirën që mashkulli t’i detyrojë për të bërë seks.

Meshkujt gjithashtu eksitohen nga këto fantazi, mirëpo ata, përparësi u japin fantazive për seksin oral dhe seksin me disa femra njëherazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.