Çfarë është vija e juaj e dashurisë?

Një kurs i shkurtë i leximit të shuplakës…

Duket vërtet argëtuese të lexosh nga shuplaka – nuk është serioze të besoni në këtë, por gjithsesi duket si argëtim i mirë. U ka rënë në mend se do të jetë marifet i mirë t’ia shikoni dikujt vijën e dashurisë dhe ta interpretoni se çka do të thotë kjo…

Ja një kurs i shkurtë i leximit të vijës së dashurisë (ajo vijë gjendet lehtë – shtrihet horizontalisht në pjesën e epërme të shuplakës, siç e shihni në foto, dhe e quajnë edhe vijë e zemrës. Për djathtakët lexohet nga shuplaka e djathtë, ndërsa për majtakët nga e majta.

Vija ka rrugë në ngritje gjithnjë deri të gishti tregues e pastaj lakohet: Ky person jep gjithçka nga vetja. I dashuri apo e dashura e tij mund të ndjehen të sigurt, sepse ky person do t’ua dhurojë tërë zemrën e tij, do të jetë besnik dhe do t’ua plotësojë çdo dëshirë. E keqja është se personave të tillë shpesh ju ndodh të jenë të shfrytëzuar.

Vija shkon pjerrtas dhe përfundon nën gishtin e mesëm: ky është person shumë i ndjeshëm, i cili do ta flasë haptas për ndjenjat e tij. Nuk do ta ketë problem të deklarojë dashurinë, por sinqeriteti i tij ndonjëherë dikujt edhe  i pengon. Kur në dashuri diçka shkon keq, këta persona bëhen të dëshpëruar.

Vija ka rrugë në ngritje të ngadalshme dhe përfundon nën gishtin tregues: ky është person romantik. Është shumë i vëmendshëm e i kujdesshëm kur është fjala për dashuri, sepse qenie së dashur i përkushtohet plotësisht. E ka shumë të rëndësishme ta dëshmojë dashurinë, prandaj me atë me të cilin është në lidhje e mbulon me butësi, dhurata e imtësi të lloj-llojshme.

Vija nuk shkon në ngritje, është e shkurtër dhe përfundon gati në mjedis të shuplakës: këta janë persona të pavarur. U nevojitet liria. Këtë i dashuri (e dashura) e tyre shpesh e interpretojnë gabimisht – si prirje për pabesi – por këta persona vetëm kanë dëshirë të mos heqin dorë nga ekipi i tyre i rëndomtë, hobit e të tjerat vetëm pse janë në lidhje.

Vija është shumë e gjatë dhe nga gishti i mesëm ka rrugë në zbritje: janë këta persona të turpshëm. E kanë të rëndësishme t’i dinë të tërat mbi ndjenjat e tjetrit, por jo me kënaqësi flasin për të vetat, sepse kanë frikë mos dëshpërojnë. Atij i cili do ta pushtojë një person të tillë do t’i nevojitet shumë përpjekje e kohë, sepse ata përfundimisht nuk do ta bëjnë hapin e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.