Ballina / LIFESTYLE / Çfarë është pilates?
pilates

Çfarë është pilates?

Metoda Pilates është një sistem trajnimi i zhvilluar në fillim të shekullit të 20-të nga Joseph Pilates, me frymëzim nga disiplina të lashta orientale si Yoga në Indi dhe Do-In në Japoni.

Ky është një program stërvitjeje që fokusohet në muskujt posturalë. Ata muskuj që ndihmojnë në mbajtjen e trupit të balancuar dhe që janë thelbësor për të mbështetur shpinën.

Në veçanti, ushtrimet Pilates ndihmojnë të fitoni vetëdijen e frymës dhe përafrimit të shtyllës kurrizore duke forcuar muskujt e thellë të trupit.

Me këtë metodë të trajnimit nuk forconi vetëm muskujt e barkut, por edhe grupet e thella të muskujve në afërsi të kolonës dhe rreth legenit.

Gjashtë parimet bazë të Pilates:

Frymëmarrja gjithmonë e kontrolluar mirë
Baricentro, (qendra e gravitetit) sinonim me Shtëpinë e Energjisë, shihet si qendër e forcës dhe kontrollit të gjithë trupit
Saktësi, çdo lëvizje duhet të afrohet me përsosmërinë
Përqendrimi, vëmendje dhe përqendrim maksimal në çdo ushtrim
Kontrolli mbi çdo pjesë të trupit, nuk duhet të bëni lëvizje të pakujdesshme
Fluiditeti, ky parim është sinteza e të gjitha koncepteve të mëparshme.

Pilates kombinon gjimnastikë, valle, yoga, dhe është një metodë ideale për të gjetur jo vetëm mirëqenie fizike por edhe shpirtërore.

@Fluidi

Provo po ashtu

paragjykimet

Njerëzit paragjykojnë duke u bazuar në pesë tipare

Njerëzit mund ta gjykojnë personalitetin tuaj bazuar në pesë detaje të vogla. Ngjyra e veshjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.