Ballina / LIFESTYLE / Çfarë është një sapioseksual?

Çfarë është një sapioseksual?

Deri më tani kemi dëgjuar për orientime të ndryshme seksuale, por kohët e fundit po flitet për një fenomen të ri njohur ndryshe si sapioseksual. Çfarë do të thotë?

Kur ju pëlqeni dikë, merrni në konsideratë disa cilësi: pamja, sensi i humorit, mirësia. Por për disa të tjerë mbi të gjitha vlerësohet intelekti, pra konsiderojnë si gjënë më të rëndësishme zgjuarsinë e personit që duan. Dhe një ndjenjë e tillë i përshkruan këta individë si sapioseksualë.

Sipas ekspertëve që merren me studimin e sjelljeve sapioseksuale, shpjegohet në këtë mënyrë: i tërhequr seksualisht nga njerëz me nivel shumë të lartë inteligjence. E këta individë nuk janë të gatshëm të dalin nëse personi që kanë përballë nuk u duket i zgjuar.

“Sapioseksualiteti është një tërheqje ndaj trurit të dikujt – inteligjencës së tyre”, thotë Carol Queen, Ph.D., seksologe në San Francisko.

Fjala sapioseksual është një kombinim i dy termave latinë, sapien ( i zgjuar, i ditur) dhe sexualis ( seksual, tërheqje/atraksion).

Sapioseksualiteti nuk është një orientim gjinor.

Ndonëse ideja e tërheqjes nga njerëz inteligjentë ka ekzistuar gjithmonë, termi sapioseksual u përdor për herë të parë në shek 21, më saktë në vitin 2008.

Psikologët kanë përcaktuar edhe disa tipare që karakterizojnë individë të tillë. Ata kanë dëshirë të debatojnë, perferojnë bisedimin, u duket më tërheqëse se tërheqja fizike, nuk u pëlqejnë bisedat e pakta, nuk i durojnë njerëzit që u duken pak të zgjuar, preferojnë të takojnë dikë në librari sesa në një bar, janë dëgjues shumë të mirë, kërkojnë njerëz nga të cilët duan të mësojnë.

Sapioseksualiteti u popullarizua nga platformat on line.

Megjithatë, studimet tregojnë që ndonëse sot “sapisexual” ekziston si identitet është pak e vështirë që njerëzit të identifikohen vetëm me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.