fbpx
Halloween_infoglobi

Çfarë është nata e “Halloween” ?

“ Halloween ” e njohur si “ Nata e Shtrigave” është festë e cila festohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikes mirëpo në vitet e fundit po festohet në masë të madhe edhe në Evropë .

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan dhe zonja e parë, për vite me radhë, kanë organizuar pritje me ëmbëlsirat e shtëpisë të gatuara nga shefi i kuzhinës presidenciale.

Shtëpia e Bardhë mbushej me kunguj, me vampirë e shpirtra të këqij, rrjeta merimangash e plotë simbole të tjera të festës. Halloween është një industri prej 7 miliardë dollarësh në SHBA dhe renditet si festa e dytë pas Krishtlindjes.

Festa “Halloween” festohet me datë 31 tetor dhe me 1 nëntor, si çdo festë tjetër edhe kjo festë ka sinonimet e saja, gjatë këtyre dy ditëve njerëzit pa përjashtim të rriturit dhe fëmijët vishen me kostume të frikshme, ku mblidhen te gjithë së bashku për të festuar.

Kur flitet për origjinën e kësaj feste ka mendime të shumta, por zotëron mendimi se kjo festë përkatësisht data 31 tetor është dita në të cilën mendohet qe është larguar kufiri mes të gjallëve dhe të vdekurve, për tu bashkuar vetëm në mesin e këtyre dy ditëve dhe pastaj niseshin për botën tjetër, ky shpjegim ipet edhe nga festivali antik i keltëve i njohur si Samhain.

Kjo festë karakterizohet nga simbole të njohura si të frikshme për ne, duke filluar nga figura e shtrigës, fantazmat, merimangat, skileti, ndërsa ngjyrat që e karakterizojnë këtë festë janë ngjyra e zezë dhe ngjyra e portokalltë e kungullit që paraqet fundin e korrave dhe ndryshimin e temperaturave.

Në Shqipëri dhe Kosovë, “Nata e Shtrigave”, ka filluar që të kremtohet gjatë viteve të 90-ta./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.