fbpx
majmuni (2)

Çfarë dinë kafshët për mjekësinë?

Receta kundër parazitëve

Çfarë bëjnë majmunët/shimpanzat, kur vuajnë prej diaresë apo malarjes për shkak të parazitëve? Ato shfrytëzojnë vetitë kuruse të bimëve. Studiuesit kanë zbuluar, se shimpanzetë përshkojnë rrugë të gjata për të gjetur bimën “Aspilia”.

Pastrues ndaj parazitëve

Gjethet e ashpra të Aspilias stimulojnë lëvizjet e zorrëve dhe u ndihmojnë shimapnzeve që t’i ekstradojnë më shpejt parazitët dhe shirtin e zorrëve. Në këtë mënyrë ato e minimizojnë prekjen prej parazitëve. Edhe njerëzit në Tanzani e shfyrtëzojnë efektin kurues të kësaj bime.
Kumbulla çudibërëse

Edhe kumbulla e zezë, ose Vitex Doniana përdoret prej majmunëve. Ajo ndihmon në rastin e pickimit nga gjarpërinjtë. Gjithashtu ajo ka efekt qetësues pas sëmundjeve virale si ethet e verdhëzës apo për zbutjen e dhimbjeve nga mensturacionet – e kjo jo vetëm tek majmunët, por edhe tek njerëzit.

Duke mësuar nga prindërit

Qingjat vëzhgojnë mënyrën e të ngrënit të nënave të tyre dhe identifikojnë veçoritë e dobishme të ushqimeve. Dythundrakët kur preken nga parazitët ushqehen me bimë që kanë përqëndrim të lartë tanine, konstatojnë studiuesit e Universitetit të shtetit Utah. Kur ata e kanë luftuar infeksionin, hanë sërish bimë si zakonisht.

Alkooli bën mirë për të vegjëlit

Alkooli i mbron pasardhësit e mizave të frutave. Nëse gjejnë parazitë në afërsi të tyre, femrat i lëshojnë vezët tek frutat e thartuara. Kur larva ha ushqim me përmbajtje alkooli parazitët që i kanosen asaj ngordhin.

Bar natyror shërues për larvën me push

Edhe larva, ose „ariu me lesh“, ka një bar shtëpiak. Ajo preferon të hajë bimë me përmbajtje alkaloidi, kur vuan prej parazitëve.

Një gonxhe toksike si fole

Flutura mbretëreshë (Danaus plexippus) i mbron larvat e saj duke i lëshuar vezët në bimët e mëndafshit. Këto bimë kanë një përqindje të lartë cardenolidesh, të cilat janë helmuese për ata që i hanë.

Substanca vepruese antibakteriale e mjaltit

Bletët prodhojnë dyllin e bletës, që ka rëndësi ekzistenciale për koloninë. Ato prodhojnë të ashtuquajturin propolis me të cilin izolojnë hyrjet e foleve të tyre. Në këtë mënyrë ato mbrohen prej sëmundjeve. Edhe njeriu e përdor këtë rrëshirë natyrore, sepse ajo ka efekt antibakterial, zbut dhimbjen dhe mbron nga infeksionet.

A ke një cigare?

Në Meksikë trumcakët me vetëdije të plotë grumbullojnë në foletë e tyre bishta cigaresh. Nikotina ka efekt veprues kundër acarieve (një lloj merimange). Studiuesit megjithatë mendojnë, se bishtat e cigareve njëkohësisht e dëmtojnë shëndetin e zogjve.

Edhe mishngrënësit i preferojnë barishtet

Shumë njerëz që mbajnë mace e qen e njohin reagimin e shtëpiakëve të tyre kur ata hanë bar. Arsyeja përse ata hanë bar ka të bëjë me çrrregullimet në stomak. Barishtet bëjnë efekt duke provokuar vjelljen për pastrimin e stomakut.

Bimët toksike eukaliptike që përfundojnë sërish në dhe

Koala (Phascolarctos cinereus) ushqehet me qindra lloje bimësh eukaliptike. Por nëse këta arushë hanë ndonjëherë bimën e gabuar, ato pas kësaj hanë menjëherë dhe. Dheu i neutralizon lëndët toksike.

Kozmetikë në pyjet tropikale

Majmunët kapucinë nuk kanë në dispozicion rrjeta për t’u mbrojtur prej mushkonjave. Ndaj ato kanë gjetur një tjetër mjet mbrojtës për të shpëtuar prej këtij insekti pickues. Këta majmunë lyhen me një lëndë speciale që mbron prej instekteve…

Kozmetikë zvarranikësh

…ato përdorin helmin e shumëkëmbëshit, për të lyer trupin. Ky i mbron prej mushkonjave – këto dije mjekësore kafshët i kanë mësuar prej vëzhgimit mijëravjeçar dhe i kanë përçuar brez pas brezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.