fbpx

Çernobili 30 vjet pas katastrofës bërthamore – VIDEO

Tridhjetë vjet pas katastrofës, Çernobili është një zonë fantazmë. Pamjet e marra nga droni tregojnë qytetin Priypat në ditën e fundit të janari 2016.

Qyteti është tërësisht i braktisur që prej 26 prillit të vitit 1986. Pamjet tregojnë Pallatin e Kulturës, shkollën, spitalin dhe hekurudhën, që nuk u vu kurrë në punë.

Shpërthimi i një centrali bërthamor në vitin 1986 la të vdekur 31 persona. Por ekspertët thonë se bilanci i viktimave arrin në të paktën 4 mijë, pasi shumë prej banorëve u ekspozuan ndaj rrezatimit dhe vdiqën më vonë.

Rreth 6 mijë fëmijë në rrethinat e zonës së katastrofës kanë lindur me deformime gjenetike. Rreth 7 milionë njerëz në një rreze të gjerë përreth zonës së katastrofës u përballën me nivelin më të lartë të rrezatimit në historinë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.