agim çeku

Çeku nesër intervistohet në Hagë si i dyshuar

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, të hënën, do të intervistohet si i dyshuar për krime lufte, në selinë e Gjykatës Speciale në Hagë. Intervistimi planifikohet të nisë prej orës 09:30.

Lajmin se Agim Çeku, ish-Komandant i Përgjithshëm i UÇK’së, do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati kosovar i ish-Kryeministrit kosovar.

Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës dhe krimet që kanë ndodhur në atë kohë.

Ndërkohë, Çeku kishte thënë se UÇK’ja s’ka bërë asnjë krim dhe se do t’i përgjigjet drejtësisë ndërkombëtare.

Sidoqoftë, Gjykata Speciale ishte themeluar për t’i hetuar pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, i cili kishte hartuar një raport me të cilin i përfshinte ish-udhëheqësit e UÇK’së në krime kundër njerëzimit deri te vrasjet politike të pasluftës. Raporti i Dick Martyt ishte votuar nga Këshilli i Evropës dhe ka marr formën zyrtare të kërkesës që pretendimet për krime lufte të hetohen.

Nga janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

Madje, ka një njoftim se aktakuzat e para kanë shkuar në Speciale ku janë nëntë ish-udhëheqës të UÇK’së në mesin e të cilëve edhe Presidenti aktual, Hashim Thaçi dhe Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Deri në tetor është koha kur do të refuzohet ose konfirmohet një aktakuzë e tillë e Speciales.

Gjykata Speciale, u themelua për t’i hetuar krimet e pretenduara të përmbledhura në dokumentin prej 27 faqesh,  të Këshillit të Evropës, ku mes tjerash prmendet edhe trafikimi i organeve . Raporti hesh akuza se prapa krimeve të pretenduara qëndrojnë disa udhëheqës të ish UÇK-së.

Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngritën përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.

LEXO EDHE:

Lexoni të plotë deklaratën e Prokurorit Williamson

Williamson beson: Disa raste të trafikimit të organeve

Përgjigjet e Williamsonit në pyetjet e gazetarëve

Raporti i Prokurorit Williamson për hetimet

Origjinali i VIDEOS nga konferenca e Williamsonit për gjetjet e Task Forces (anglisht)

VV: Williamson ka paragjykime

Qeveria për ‘deklaratën e Williamsonit’: Hap me rëndësi …

AKK: Williamson – një hap përpara për sqarimin e akuzave

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.