Ballina / SPORT / Çekia luan me 11 tetor me Anglinë
jaroslav shilhavy, anglia, republika ceke,kosova, euro2020

Çekia luan me 11 tetor me Anglinë

Por, trajneri thotë se do të vendoset shumë në ndeshje me Kosovën

Çekia më 11 tetor në Pragë takohet me Anglinë, favoriten e grupit A të eliminatoreve për Evropianin e vitit tjetër.

Ndërsa, seleksionuesi i Çekisë, Jaroslav Shilhavy, të martën ka publikuar listën e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjen kualifikuese ndaj Anglisë dhe atë miqësore ndaj Irlandës së Veriut.

Shilhavy në konferencë për shtyp ka folur shumë edhe për ndeshjen Çeki – Kosovë, që luhet më 14 nëntor në Plzen dhe që pritet të jetë vendimtare për kualifikim në “Euro 2020”, shkruan koha.net.

Më 14 tetor, po në Pragë luan ndaj Irlandës së Veriut në miqësore.

Çekia pranon se Anglia është favorite e madhe. Në “Wembley”, Anglia kishte fituar ndaj çekëve me rezultat 5:0.

“Pikët ndaj Anglisë do të ishin bonus shumë i mirë”, ka thënë Shilhavy në konferencën për shtyp, ku ka folur edhe për Kosovën. “Mendoj se do të kemi ndeshje të madhe në Plzen me Kosovën. Do të vendoset shumë në atë ndeshje”, ka shtuar Shilhavy. Ai e ka vlerësuar esenciale ndeshjen ndaj Kosovës.

Për Kualifikimet Euro2020 Anglia udhëheq në Grupin A me 12 pikë nga katër ndeshje, të cilat i ka fituar bindshëm. Çekia është e dyta me 9 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova e treta me 8 pikë nga pesë ndeshje. Mali i Zi e Bullgaria janë tashmë jashtë garës, me nga dy pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.