Ballina / Biznes / Karrierë / Çdo gjë për lotaritë tatimore

Çdo gjë për lotaritë tatimore

Pas 2 vitesh nga përdorimi i llotarisë tatimore e bazuar mbi kuponët tatimorë në funksion të rritjes së pajtueshmërisë tatimore (TVSH), mundet thjesht të bëhet një kujtesë se çfarë standardi krijoi.

Përdorimi i llotarive tatimore gjithashtu ka një histori edhe jashtë Europës, sidomos në Tajvan nga viti 1950. Ndërsa ka interes në rritje në përdorimin e llotarive tatimore në të gjithë Europën, të kuptuarit e praktikave më të mira dhe faktorëve të suksesit është ende i kufizuar.

Llotaritë me kuponët tatimorë zbatohen për të rritur lëshimin e faturave nga bizneset te konsumatorët. Në këtë mënyrë, transaksionet ka më shumë të ngjarë që të jenë pjesë e ekonomisë zyrtare (jo hije) dhe TVSH-ja mund të mblidhet me kosto më të ulët. Ideja e skemave të llotarisë është që të nxitë konsumatorët për të kërkuar faturën. Nxitja mbështetet mbi faktin se marrja e kuponit nuk është vetëm një copë letër që dokumenton transaksionin e bërë, por shërben si një (potencial) biletë llotarie, duke i dhënë konsumatorëve të drejtën për të marrë pjesë në një llotari tatimore.

Llotaria nga ana e saj iu jep shans për të fituar një çmim për një faturë të tërhequr rastësisht.

Koncepti i një llotarie të faturave tatimore u bazua në idenë se një blerje e konsumatorit është shumë më e lehtë për t’u regjistruar në ekonominë zyrtare, nëse shitësi lëshon një faturë fiskale për konsumatorin. Në disa vende, ku ka një sistem të avancuar të arkave regjistruese në përdorim, ku arkat komunikojnë direkt në autoritetet tatimore transaksionet që kryhen, të gjitha shitjet për të cilat lëshohet një kupon (faturë) tatohen në kohë reale. Në çdo rast, me t’u lëshuar një faturë bëhet më e vështirë për shitësit për ta shmangur TVSH, duke mos qenë më të pavarur prej sistemit tatimor dhe regjistrit të mjeteve monetare të vendit.

Për këtë arsye, duke marrë faturën (për një transaksion ligjor) nuk ka kosto shtesë për konsumatorin, ajo bëhet e vlefshme, pasi ajo shërben si një biletë llotarie. Për autoritetin tatimor, kostoja e paguar si çmim llotarie (dhe administrimin e llotarisë) kompensohet nga ana tjetër nga të ardhurat shtesë prej rritjes së bazës tatimore, dhe me një efekt qytetaro-investigativ në zbulimin e bizneseve që mashtrojnë me TVSH.

Në mjaft vende ku edukata fiskale nuk është konsoliduar ende për të kërkuar një faturë pas blerjes së kryer kuponi nuk ka asnjë vlerë për t’u tërhequr. Fatura do të jetë vetëm kosto për shitësit dhe konsumatorin, edhe pse kostoja në çdo transaksion ligjor është mjaft e vogël (bojë dhe letër për shitësit, tërheqja e faturës për konsumatorin). Megjithatë, moskërkimi i faturës lehtëson evazionin që kryhet nga shitësi. Veçanërisht nga ana e konsumatorit, shpesh nuk merret në konsideratë kjo kosto shoqërore në ndihmë të evazionit. Mundësia që të luftohet evazioni duke marrë faturën anashkalohet.

Ndërsa qasja e përgjithshme e një llotarie tatimore është relativisht e drejtpërdrejtë, specifikat e lidhura me organizimin dhe prezantimin sa më të mirë të llotarisë janë shpesh më pak të qarta. Edhe efekti pozitiv fiskal (kostoja e shortit e neutralizuar nga reduktimi i evazionit TVSH) është një çështje empirike.

Ministria e Financave në Shqipëri gjatë vitit 2015 futi për herë të parë në Shqipëri llotarinë e kuponëve tatimorë, me argumentin për të luftuar evazionin dhe rrjedhimisht rritej arkëtimi i TVSH-së. Mendohet se shmangia më e madhe që i bëhet pagesës së TVSH-së është për ata të cilët kanë kasa fiskale, por që vlerat e shumë artikujve që shesin nuk i regjistrojnë në kasë. Mbledhja e kuponëve pas kësaj llotarie shënoi rritje me 3- 4 milionë kuponë më shumë.

Pikërisht, qëllimi kryesor i llotarisë së faturave tatimore duhet të jetë për të ndryshuar këtë situatë dhe sjellje të konsumatorit. Ideja e futjes së një llotarie tatimore është që ta bëjë të vlefshme pranimin e faturës nga konsumatori (edhe në qoftë se vetëm psikologjikisht). Nëse fatura e marrë shërben si një biletë llotarie, konsumatorët mund të kenë një arsye për ta kërkuar atë. Për më tepër në Shqipëri ku kultura më e përhapur nuk është për të kërkuar faturë, lotaria mund të shërbejë si një lojë (e dëshirueshme). Duke qenë se kostoja e prerjes së faturës për shitësin është e pandjeshme, një konsumator i cili kërkon një vërtetim për blerjen që kryen do të binte ndesh me kulturën e prapambetur të moskërkimit të kuponit, si ndodh realisht në praktikë. Nga ana tjetër, kërkimi i faturës tregon se ai nuk beson në sinqeritetin fiskal të shitësit dhe kërkimi i faturës mund t’i krijojë debate me shitësin.

Në qoftë se llotaria tatimore do të ishte pjesë plotësuese e një reforme administrimi në luftë me evazionin fiskale, atëherë sukseset e saj duheshin kërkuar si produkt i një strategjie antievazion që target duhet të kishte të mëdhenjtë për të rezultuar efekti te të vegjlit, ata që janë edhe objekti apo “klientët” e llotarisë tatimore.

Në fakt, llotaria tatimore u përdor si një instrument i shkëputur dhe i palidhur me procesin që u shpall si luftë antievazion. Ajo krijoi thjesht një përvojë për të parë se si duket një llotari tatimore me karakteristika shqiptare.

Provo po ashtu

Kristalina Georgieva, fmn

Kristalina Georgieva, kandidatja e vetme për ta drejtuar FMN-në

Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.