Çdo e dhjeta vajzë abuzohet seksualisht !

Rreth 120 milionë vajza anekëndë rruzullit tokësor përjetojnë abuzime të ndryshme seksuale brenda një viti kalendarik, mëson infoglobi nga burimet brenda OKB-së.

Me fjalë tjera çdo e dhjeta vajzë i nënshtrohet abuzimeve dhe dhunës seksuale. Fjala është për vajzat të cilat dhunohen seksualisht para moshës 20 vjeçare.

Ndërkaq , sipas UNICEF-it,  krahas abuzimeve seksuale të vajzave në botë po vazhdojnë prezencën fenomenet si dhuna ndaj fëmijëve dhe vdekshëmëria e lartë e tyre për shkak të saj.

“Rreth 95,000 fëmijë e adoleshentë vriten mesatarisht çdo vit në botë”, theksojnë zyrtarët e UNICEF-it. Sipas tyre vrasjet e fëmijëve gjatë vioteve të fundit janë më të shtrira në Amerikën Latine dhe në Karaibe. /infoglobi/v.b.