Ballina / BOTA / Cameron kërkon ligje të reja kundër radikalizmit

Cameron kërkon ligje të reja kundër radikalizmit

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, David Cameron po angazhohet në nxjerrjen e ligjeve të reja kundër radikalizmit dhe promovimit të ideologjive militante që rrisin rekrutimin e numrit të të rinjëve në organizatat radikale islamike.
Legjislacioni i ri do të përfshijë fuqinë e institucioneve për të kufizuar aktivitetin e të gjithë atyre që synojnë radikalizimin e të rinjëve dhe përdorin gjuhën e urrejtjes në vende publike.
Organizatat humanitare, të cilat jo rrallë kanë përdorur fondet për radikalizim, do ti nënshtrohen kontrolleve më të rrrepta dhe ndaj tyre do të vendosen kritere të reja për transparencë.
Njëherësh rregullatorëve të transmetuesve medial do tu jipen më shumë të drejta për ndërhyrje ndaj mediave që transmetojnë përmbajtje ekstremiste.
InfoGlobi mëson se Cameron ka kërkuar nga këshilltarët e tij të sigurisë që të angazhohen në nxjerrjen e ligjeve të tilla dhe që të njejtën ta bëjnë në procedurë të shpejt në mënyrë që këto ligje të nxirren para deputetëve për votim para përfundimit të këtij viti.
“Pavarësisht se a përdorin mjete të dhunës a jo, ne duhet të pamundësojmë ekstremistët në synimet e tyre’. Është shprehur Cameron në takimin e Këshillit për Sigurinë Kombëtarë të mbajtur sot në Londër.
Nevoja për rishqyrtimin e politikave dhe të legjislacionit ndaj radikalizmit në Britani u impnua për shkak të rritjes së numrit të të rinjëve që I bashkëngjiten radhëve të organizatës që prezenton vetën si Shtet Islamik (IS ose ISIS) dhe pamjeve të ekzekutimit me heqje kokash të pengjeve perëndimore në Irak e Siri, ekzekutime këto që janë përdorur nga ekstremistët për nevoja propagandistike.
“Për një kohë të gjatë kemi qenë shoqëri passive dhe tolerante, por kjo Qeveri përfundimisht do të ndryshojë qasjen e gabuar që e kishim ndaj fenomeneve si këto në të kaluarën”, ka theksuar mes tjerash Kryeministri britanik, David Cameron. /infoglobi/e.

Provo po ashtu

Ngjarje tragjike: Treni në Klinë ia merr jetën një të miture

Një vajzë e mitur e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në …