cameroon

Cameron: 7 muaj për të shpëtuar Britaninë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, përmes një deklarate ka tentuar që të bindë banorët e Skocisë që të qëndrojnë së bashku me Britaninë, duke llogaritur se kanë mbetur shtatë muaj deri në shpëtimin e Britanisë.

Gjatë një deklarate emocionuese, Cameron foli për origjinën skoceze dhe tha se referendumi ishte çështje ‘personale’ për të.

Mirëpo, Lideri i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Alex Salamon, e etiketoi Cameron-in si ‘frikacak të madh’ për mos pranim të debatit të përbashkët me të.

Salamon e përsëriti sfidën e tij ndaj Cameroon-it për të dalur ‘kokë më kokë’, më të në emision debati televiziv.

Mirëpo, Cameron, i cili zgjidhi që fjalimin e tij më të madh në lidhje më këtë çështje ta bëj në Parkun Olimpik në Londrën Lindore, tha se ka planifikuar që të argumentoj edh enë Skoci.

Ky debat nga Cameron u bë sot, plot shtatë muaj para referendumit, në të cilin pritet të dalin 4 milion persona të moshës mbi 18 vjeç që jetojnë në Skoci. Përmes referendumit të premtuar nga Partia Kombëtare Skoceze, për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar, pritet të bëhet më 18 Shtator. /InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!