Ballina / KOSOVA / Caktohet masa e sigurisë kundër 23 të pandehurve në rastin e patentë-shoferëve
patente shoferet

Caktohet masa e sigurisë kundër 23 të pandehurve në rastin e patentë-shoferëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim për 23 të pandehurit në lidhje me rastin e lëshimit të patentë-shoferëve.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda dhe kundër të pandehurve F.K, N.L, F.A, F.E, F.F, A.B, L.SH, A.R, F.L, SH.Z, E.B, D.ZH, N.B, A.M, L.A, M.M, A.T, P.T, SH.S, H.J, L.B, A.K dhe B.J ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit nga data e pa përcaktuar e deri më 5.07.2019, në bazë të marrëveshjes paraprake e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, si zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës – Sektori i patentë shoferëve.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Provo po ashtu

zgjedhje

42 mijë aplikacione nga diaspora për të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

42 mijë aplikacione për të votuar nga diaspora ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.