Cahani apelon për ngritjen e vetëdijes për internet të sigurt

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Gjirafa-s, Mërgim Cahani, ka deklaruar se “Dita ndërkombëtare për internet më të sigurt”, është më rëndësi për të ngritur vetëdijen për internet të sigurt.

“Ka pasur forma të ndryshme të keqpërdorimit të internetit që kanë qenë cak qytetarët, pro sot edhe interneti i ka format e veta për tu mbrojtur nga këto të këqija”, ka thënë Cahani sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Cahani ka bërë me dije se në Kosovë, përdorimi  i internetit në Kosovë përdoret për disa çështje, si “Facebook”, “Youtube”, “Skype”, lajme e filma. “Pra këto janë gjëra të ndryshme që përdoret në Kosovë,në krahasim me vendet e tjera të botës, siç është ShBA-të. Pra ka një ndryshim të madh”, ka thënë Cahani.

Sipas tij ka shumë raste kur janë keqpërdorur të dhënat personale, duke shfrytëzuar internetin. “Lloji dhe keqpërdorimi i internetit varet nga ekonomia e internetit”, ka theksuar ai. Cahani, ka bërë me dije se duhet që të kemi kujdesë për mosha të ndryshme për përdorimin e internetit, pasi që mund të ketë keqpërdorime.

Ai ka thënë se fëmijët që kanë lindur vitet e fundit, janë gjenerata që kanë lindur në kohën e që kemi telefona të mençur. “Varet se si shikohet nëse është pozitive apo negative. Por është mirë që aftësia e fëmijëve për të hapur një llogari në rrjetet sociale. Pra vet fëmijët dijen që ta përdorin telefonin nga mosha e hershme”, ka thënë ai.

Cahani ka vlerësuar se përdorimi i teknologjisë nga ana e fëmijëve në Kosovës, tregon se ata janë përpara dhe po ecin me trendet e zhvillimit në botë. “Pra kemi të bëjmë më avancim të shoqërisë në përgjithësi”, ka thënë Cahani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.