Byrek me miell misri dhe spinaq

Një recetë fantastike, e cila shijon pa masë sidomos kur përgatitet në shtëpi e serviret e ngrohtë, shoqëruar me kos a dhallë të freskët.

Recetën e përgatitjes së byrekut me petë misri, një recetë fantastike, e thjeshtë në përgatitje dhe e shëndetshme gjithashtu .

Byreku me miell misri është ideal për t’u përgatitur e shijuar në çdo kohë.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, supa të ndryshme por edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi.

Përgatitja e Byrekut me Miell Misri

Përbërësit

1 kg spinaq

1 filxhan çaji vaj ulliri

4 filxhanë çaji miell misri

1 kokërr vezë

2 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Kopër ose nenexhik

Përgatitja

Spinaqi lahet mirë dhe grihet hollë. Kaurdiset në një enë të mbyllur, sa të zbutet.

Kur hiqen nga zjarri u hidhet një fetë djathë i bardhë i thërrmuar, kripë, vezë, kopër ose nenexhik.

Përzjerja lihet të zjejë derisa të ngelet pa lëng.

Në një tenxhere hidhet më tepër se gjysma e miellit të misrit.

Shtohet ujë i nxehtë, kripë, vaj ulliri dhe përgatitet një brumë i derdhur.

Brumi hidhet në një tavë të lyer me pak vaj.

Mbi të hedhim masën e spinaqit dhe mbulohen me një shtresë mielli misri (hidhet me anë të sitës apo me anë të dorës).

Spërkatet me qumësht ose ujë që të njomet mielli.

Në fund spërkatet me disa pika vaj ulliri apo gjalpë të freskët dhe futet të piqet në furrë derisa të marrë një ngjyrë të kuqërremtë./agroweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!