Ballina / KOSOVA / BuzzFeed News: Kufijt, Ballkani dhe Trumpi
veriu kosova

BuzzFeed News: Kufijt, Ballkani dhe Trumpi

Serbia dhe Kosova po flasin për rivendosjen e kufijve. Kryeqytetet e mëdha evropiane janë kundër, edhe SHBA-ja dikur ka qenë, por gjërat kanë ndryshuar nën udhëheqjen e Trumpit.

Kështu e nis raportin për shkëmbimin e mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, uebfaqja e njohur amerikane BuzzFeed News.

Zyrtarët evropianë sipas kësaj medie janë të shqetësuar me qasjen e administratës së Trumpit e cila mund të shkaktojë destabilizim në Evropën Juglindore, transmeton Lajmi.net.

Sipas dy burimeve diplomatike të këtij portali amerikan të lajmeve, shkëmbimi i mundshëm i territoreve do të mundë të përfundonte me një destabilizim të rajonit, i cili vetëm 25 vjet më parë pati gjenocid dhe konflikte të mëdha.

Një zëdhënës në Britaninë e Madhe ka thënë për Buzzfeed News se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Por burimet shtuan se marrëveshja duhet të jetë në bazë të kufijve të tanishëm. Duke theksuar se ndryshimi eventual i kufijve do të mundë të shkaktonte destabilizim.

Kurse një tjetër diplomat francez ka thënë për portalin amerikan se idetë që po diskutohen së fundi janë të frikshme.

“Ju thjesht nuk e dini se çfarë ndodh nëse preken kufijtë”, tha ai.

“Gjermania ndërkohë vazhdon ta kundërshtojë me forcë idenë e shkëmbimit të tokave. Dhe deri kohëve të fundit kështu ka qenë edhe Amerika. Por diplomatët mendojnë se administrata e Trumpit ka miratuar një qëndrim, ku ju bën thirrje vendeve të zgjidhin vetë mosmarrëveshjet”, thuhet në raportin e Buzzfeed News.

Në lidhje me këto zhvillime ka folur edhe Ivan Vejvoda, një ish-këshilltar i lartë në politikën e jashtme të kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.

Ai ka thënë se një kompromis është shumë afër.

“Quajeni si të doni, ndarje, shkëmbim, korrigjim. Por kjo temë ka qenë gjithmonë në sfond. Që nga vitet e 2000-ta është diskutuar pas skenave. Tani jemi aty përsëri, arsyeja pse po flasim është se ka një vullnet për ta gjetur zgjidhjen”, deklaroi Vejvoda.

Kurse ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Petrit Selimi, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të përmbushë tre kushte.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën. Marrëveshja të mos shkaktojë konflikte, dhe Amerika e BE-ja ta mbështesin marrëveshjen politike”, tha Selimi.

Diplomatët perëndimorë kësisoj druajnë se Amerika nuk ka një pozicion të qartë.

Në këtë kohë të zhvillimeve të mëdha kryediplomati serb, Ivica Daçiq, kishte zhvilluar një vizitë në Amerikë nga ku kishte thënë se qëndrimi amerikan ka ndryshuar.

Ai atje kishte zhvilluar takime me zyrtarë të lartë si Xhohn Bolton dhe Wess Mitchell.

Por deri më tani ajo që nuk ka folur fare në gjithë këtë situatë është BE-ja.

Zyra e Mogherinit në asnjë moment nuk ka komentuar për mundësinë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se dialogu synon normalizimin e plotë të raporteve mes dy shteteve.

@Fluidi

Provo po ashtu

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka planifikuar të investojë miliona euro në komunat me shumicë serbe në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.