Ballina / PSIKOLOGJI / Buzzell: Përse gabimet vijnë njëri pas tjetrit?

Buzzell: Përse gabimet vijnë njëri pas tjetrit?

“Sot bëj një gabim pas tjetrit …”. Po pse? Për studiuesit e Universitetit George Mason në Faifax, që kanë kryer një studim për këtë temë, (të publikuar në Journal of Neuroscience), mundësia e hyrjes në një seri të përsëritur gabimesh, rritet kur veproni shpejt (për shembull, kur po shkruani) dhe nuk keni kohë për të menduar.

“Pasi ka gabuar, truri kalon në pauzë, përpiqet të kuptojë gabimin dhe si ta korrigjojë atë”, thotë psikologu amerikan George Buzzell, i cili mori pjesë në studim.

“Ky është një sistem kontrolli që punon pak, kur ju merrni menjëherë një vendim të ri. Me pak fjalë, trurit nuk i jepet kohë për të kuptuar se çfarë është gabuar, kështu që mundësia që ai të bjerë sërish në gabim, rritet”.

Studiuesit amerikanë kanë arritur në këtë përfundim, pasi kanë vëzhguar aktivitetin e trurit të 23 personave, të cilëve u ishte kërkuar që të merrnin pjesë në një garë. Në një ekran shfaqeshin rrathë koncentrikë, dhe duhej të lëviznin një dorë, në qoftë se të dy rrathët ishin me të njëjtën ngjyrë, dhe dorën tjetër, në qoftë se, rrathët ishin me ngjyra të ndryshme. Rezultatet? Gabuan pothuajse të gjithë anëtarët e grupit (21 nga 23), kur u përsëritej sfida, menjëherë pasi kishin bërë një gabim.  Ndërkohë që përgjigjeshin më mirë, ata të cilëve u jepej pak më shumë kohë. Morali: në qoftë se doni të gaboni më pak, merreni më shtruar. /bota.al

Check Also

Kur duhet t’i lini fëmijët vetëm në shtëpi

Çdo prind në një kohë të caktuar, ka nevojë të qëndrojë larg stresit të fëmijëve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *