Buzhala: Paramendone sikur të …

Postimi i analistit Berat Buzhala:

Paramendojeni per nje moment:

– Paramendojeni nese kishim dal ne proteste krejt na qe jemi te pakenaqur edhe me pushtetin edhe me opoziten;

– Paramendojeni krejt na me dal ne rruge edhe me ju than: Bollni ma;

– Paramendojeni per nje moment veten ne mesin e mijera qytetareve te civilizuar dhe te kulturuar, duke qendruar para portave te Qeverise dhe te Kuvendit, duke protestuar kunder dy paleve armiqesore;

– Paramendojeni me dal ne proteste, bashke me femijet tane, e me grate tona, e grate me burrat e tyre;
– Paramendojeni momentin kur ishim taku me policine tone, edhe policeve tane ju kishim dhane lule, ne vend te gureve;

– Paramendojeni momentin kur kishim kerku ne menyre te kulturuar edukim me te mire dhe te barabarte per te gjithe, shendetesi me te mire dhe te barabarte per te gjithe dhe drejtesi me te mire dhe te barabarte per te gjithe;

-Paramendojeni kur nje akt i tille i madh e fisnik kish zgjat me jave te tera dhe per kete kishin raportuar mediat me te medha te botes;

-Paramendojeni kur te gjithe ne, me mijera, qe tash qendrojme pasiv dhe fatin tone na e shkruajne te tjeret, do te kishim nxjerr do djem e do cika qe kishin me na pri per nje te ardhme me te ndritshme.

Per nje Kosova ku te gjithe jane te barabarte para ligjit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.