Ballina / KOSOVA / Buzhala fton Orën dhe Lipën të refuzojnë ftesën për festën e pavarësisë

Buzhala fton Orën dhe Lipën të refuzojnë ftesën për festën e pavarësisë

Publicisti dhe gazetari i Kosovës Berat Buzhala nuk do të festojë 10 vjetorin e pavarësisë, sepse si thekson ai, “nuk ka çka për tu festuar”. Ai fton Rita Orën e Dua Lipën t’i refuzojnë ftesat e institucioneve për të marrë pjesë në festimet. Sipas tij pushtetarët mund të festojnë duke shtier me armë në shesh, e qytetarët mund t’i shikojnë ata nga dritarja.

Postimi i plotë i Buzhalës:

Po flitet me te madhe se Qeveria, Presidenca, institucionet tona, po provojne qe per 10 vjetorin e pavaresise me i sjelle ne Kosove yjet tona te muzikes, Rita Oran ose Dua Lipen.

Pa dyshim qe 17 shkurti eshte data me e rendesishme per secilin shqiptar te Kosoves. Per ne qe kemi jetu nen dhunen sistematike te regjimit te Sllobodon Milloshevicit, 17 shkurti simbolizon lirine tone, shkeputjen nga nje epoke dhe kalimin ne nje tjeter.

Sido qe te jete, ne kete 10 vjetor te pavaresise se Kosoves, banoret e shtetit me te ri ne Evrope kane shume pak arsye per te festuar, e shume me shume per te protestuar. Vendi yne, per fajin e politikaneve, vazhdon te jete me i izoluari ne kontinent, banoret e Kosoves edukohen me se dobeti prej gjithe banoreve te rajonit, e jane me te semuret krahasuar me gjithe te tjeret ne Evrope.

Perjashtim bejne vetem familjet e udheheqeseve te vendit. Ata sherohen jashte, edukohen jashte, udhetojne lirshem me pasaporta te huaja. Ne vazhdojne te na mbajne si pengje te tyre. Na perdorin njehere ne disa vjet sa per t’i mandatuar.

Per keto arsye, e per qindra te tjera, vogelsia ime, une banori i ketij shteti te izoluar, ia lejoj vetes qe t’u bej thirrje dy kengetareve tona te suksesshme, dy yjeve tona, qe t’i refuzojne thirrjet e udheheqeseve te Kosoves per te festuar me ne me 10 shkurt.

Rita dhe Dua le ta dine se vellezerit e tyre, ata dy milione te tjeret, po mbahen te mbyllur, po mbahen ne kafaz, pikerisht prej atyre qe do t’i ftojne ato, Presidenti & Kryeministri.

Ato, nese vec pak kane sentimente per ne qe jetojme ketu duhet t’u thone JO ftesave. Ne kete 10 vjetor ne nuk kemi cka te festojme. Pervec nese e festojme kapitullimin tone. Le ta dine ato, le ta dine edhe familjet e tyre, se nese vijne ketu, ne emer te tyre do te provojne te perfitojne ata qe me se paku do ta meritonin.

Tek e fundit, le te festohet ky 10 vjetor me gjuajte me arme ne sheshin Nena Tereze. Le te dalin ministrat e kryeministri e la ta respektojne zakonin. Ne te tjeret do te shikojme prej dritareve te shtepive tona.

Check Also

Dëshmitari: Për akreditim kërkuan nga unë 65 mijë euro!

Në gjykimin e ish-zyrtarëve të Akreditimit, Basri Muja e Ferdije Zhushi, si dhe Armend Mujës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *