fbpx

Buxhovi: Politika, përgjegjëse për ekzod dhe radikalizëm

Historiani, publicisti e analisti i shquar i Kosovës, Jusuf Buxhovi konsideron se përgjegjës për ekzodin masiv të shqiptarëve të Kosovës, e pjesërisht edhe i shfaqjes së radikalizmit fetar, është politika, e cila sipas tij në vend që të përqëndrohen të shtet ndërtim e ka përdorur shtetin për ta pasuruar vetën .

“Arsyeja kryesore pse Kosova ka ardhë në këtë gjendje është keq qeverisja” ka deklaruar Buxhovi për mediat ndrkombëtare kur është pyetur se çka e shkaktoi migrimin masiv.

“Pa përjashtim klasa politike e Kosovës pas luftës e tutje, shtet-ndërtimin e ka shfrytëzuar jo për të krijuar një shtet funksional, në përputhje me të drejtën, me zhvillimin ekonomik, por të shumtën e ka shfrytëzuar që ta  hajë shtetin e Kosovës. E kemi një politikë që ka krijuar segmente të caktuara të korrupcionit, një politikë që kryesisht, gjithë përqëndrimin e ka bërë që të pasurohet dhe që ta shfrytëzojë shtetin për nevojat e veta”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij “korrupcioni, sjellja e keqe e klasës politike dhe aferat e ndryshme që ka prodhuar kjo politikë i ka larguar investitorët. Kosova nuk ka qenë më joshëse për investitorët, madje ata edhe janë penguar. Korrupcioni në Kosovë është më i larti jo vetëm në vendet europiane por edhe në vendet në zhvillim. Të rinjtë e kanë humbur shpresën dhe e kanë humbur besimin te kjo politikë”.

Edhe për shtrirjen e radikalizmit fetar Buxhovi e konsideron përgjegjëse politikën, e cila si ka theksuar ai ‘ka qenë klienteliste dhe i ka krijuar hapësirë elementëve ekstremistë’.

Qeveria e Kosovës ashtu si nuk i ka kryer detyrat në planin ekonomik e shoqëror, në një mënyrë i ka krijuar hapësirë e resusrse ekstremizmave dhe mercenarëve. Në Kosovë radikalizmi ka filluar në disa forma. Politika e Kosovës në pjesë të madhe ka bashkëpunu me disa forca radikale, në kuptimin që ka zhvilluar politikë klienteliste dhe ka toleru që në disa segmente e disa bashkësi fetare, të futen nëpër xhami e të mobilizojnë element të tillë. Politika e Kosovës pra, ka përgjegjësi edhe për radikalizmin fetar”, ka nënvizuar Buxhovi, i cili këto ditë ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është angazhuar edhe për paraqitje para studentëve në universitetin e Hustonit. /infoglobi/v.b.