Ballina / KRYESORE / Buxhovi: Historiografia shkruhet jashtë ideologjisë
buxhovi

Buxhovi: Historiografia shkruhet jashtë ideologjisë

Ditë më parë kanë dalë nga shtypi vëllimet 6,7 dhe 8 të kompletit të njohur “Kosova” të historianit, publicistit e shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Publicisti Jusuf Buxhovi, tha se këto libra janë projekti autorial që merren me historinë e Kosovës. “Këto vëllime merren me Kosovën që nga antikiteti e deri në ditët e sotme. Çështja shqiptare shtrihet ne tri shtete dhe më gjerë. Unë jam përpjekur të trajtojë në një koncept prej 8 librave”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij me historinë e Kosovës janë marrë historianët e huaj. Ai vlerësoi se ideologjia nuk ka lejuar që të kemi një histori komplete.

“Unë kam punuar shumë nëpër arkiva të ndryshme. Historiografia shkruhet jashtë ideologjisë. Unë jam përpjekur të jem jashtë kësaj”, tha ai.

Buxhovi bëri me dije se në këto vepra ka dokumente origjinale.

Ndryshe botues të kompletit “Kosova” 1-8 janë Jalifatpublishing nga Hjustoni (ShBA) dhe “Faik Konica” nga Prishtina. Promovimi i parë i këtyre tri vëllimeve do të bëhet në Panairin e librit që organizon Kolegji AAB më 5 tetor në orën 12:00.

@Fluidi

Provo po ashtu

thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.