Burri “harron” gruan në një pikë karburanti

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Brazil. Një burrë ka harruar të shoqen në një pikë karburanti. Burri, i quajtur Walter po udhëtonte drejt Argjentinës, pas pushimeve në Brazil, dhe kaloi rreth 100 kilometra deri sa kuptoi gabimin.

Ai shkoi në tualet pasi kishte mbushur makinën e tij, por nuk e ka vënë re mungesën e së shoqes. 40-vjeçarja Claudia, e cila ishte në sediljen e pasme të makinës duke fjetur, hyri në dyqan për të blerë biskota në momentin që i shoqi shkoi në tualet.

Mirëpo, mungesa e gruas nuk është vënë re as nga i biri 14-vjeçar, i cili po luante me celularin e tij në sediljen e përparme të makinës.

Një oficer policie i tha mediave lokale se gruaja ishte shumë e zemëruar dhe menjëherë sapo ishte rikthyer i shoqi për ta marrë kishte filluar të shqelmonte makinën dhe t’i bërtiste atij.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.