Ballina / PSIKOLOGJI / Burrat vlerësojnë intelektin tek partneret e tyre!

Burrat vlerësojnë intelektin tek partneret e tyre!

Burrat vlersojnë tek gratë inteligjencën më shumë se sa gjoksin e madh apo këmbët e gjata. Të paktën kështu thotë një studim i bërë së fundmi në Cambridge. Nga testimet e kryera, rezultoi se kur djemtë mendonin për vajzën që do ta donin si partneren e një jete dhe nënën e fëmijëve të tyre, gjëja e parë që vlersonin ishte inteligjenca.

Profesorë të ndryshëm nga Universiteti i Cambridge u shprehën se zgjuarësia dhe intuita ishte cilësia që tërhiqte më shumë burrat sepse tregonte se partnerja që kishin zgjedhur do të ishte një prind i aftë në të ardhmen. Ajo gjithashtu tregon se një grua e tillë është rritur në një familje të shëndetshme dhe ka patur një fëmijëri të mirë. Kjo shpjegon fare mirë pse George Clooney përfundoi duke marrë për grua e tij avokaten e njohur të të drejtave të njeriut, Amal-in.

“Gjoksi i madh nuk ka rëndësi dhe as këmbët e gjata. Ajo ç’ka kërkojnë ata është inteligjenca. Ajo iu transmeton siguri dhe i tërheq, duke treguar se të tilla vajza do të jenë nëna plotësisht të përgjegjshme,” u shprehën ata. Burrat janë gjithashtu të dhënë pas simetrisë fizike dhe asaj të fytyrës, pasi diçka e tillë i transmeton gjene të qëndrueshme.

Provo po ashtu

vendi me i qete ne bote

Këtu nuk qëndrohet më gjatë se 45 minuta

Nëse po kërkoni të qëndroni në një vend të qetë dhe pa zhurmën më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.