Ballina / OP./INTERVISTA / “Burning Man” dhe qyteti i lirisë ekstreme
In Fabric
burning man

“Burning Man” dhe qyteti i lirisë ekstreme

Çdo vit, për vetëm një javë, një “qytet” lind në shkretëtirën e Nevadës, Qyteti Shkëmbi i Zi, ku ka vetëm tre rregulla: vetbesim ekstrem, liri për t’u shprehur dhe dhurime. Kjo traditë e quajtur Burning Man ekziston tashmë prej 30 vitesh.

Themeluesit e saj donin të ndërtonin një komunitet që dëshiron të jetojë në kundërshtim me ligjet bazike të një shoqërie moderne kapitaliste. Gazetarja e “Zërit të Amerikës”, Genia Dulot, e ka prekur nga afër këtë projekt utopik.

​Burning Man ndodhet në një shkretëtirë të largët të Nevadës, tre orë larg me makinë nga qyteti më i afërt. Telefoni aty nuk punon. Ndonëse gjatë ditës temperatura është 40 gradë celsius, gjatë natës bie nën zero, madje shpesh ka stuhi rëre vdekjeprurëse. Por pavarësisht nga kushtet ekstreme klimatike, 70.000 njerëz e vizitojnë qytezën e sajuar çdo vit për një javë.

Jett është 11 vjeç, por është viti i 12-të që vjen në Burning Man; herën e parë që erdhi këtu, ai ishte akoma në barkun e së ëmës. Jettit i pëlqen t’i japë një makine peshkaqen gjigande, të cilën e ka ndërtuar shumë vite më parë babai i tij. Pjesë e traditës në këtë aventurë është edhe “spërkatja” me akull. Jetti është i vetdijshpëm se parimi kryesor i Qytetit Shkëmbi i Zi është vetbesimi radikal. Kjo është lista e tij me gjërat më të nevojshme:

Akull, ujë, maskë, krem mbrojtjeje nga dielli etj.“.

Michael, një veteran i kësaj tradite, vjen këtu me të bijën. Së bashku, ata kanë ndërtuar një dragua me rrota e pedale, që lëshon flakë.

Mendoj se thelbi i Burning Man është liria për të krijuar dhe shfrenuar fantazinë. Ideja është të kalosh çdo kufi, ta teprosh e t’i bësh njerëzit të mendojnë: “Uau, ku i paska vajtur mendja!” thotë Michael.

Liria për të krijuar është ligj në Qytetin Shkëmbi i Zi:

Liria ekstreme për të shprehur veten është një tjetër parim thelbësor në Burning Man. Ka njerëz që rrinë lakuriq, disa vishen me kostume interesante dhe të tjerë kanë një dragua që ecën me rrota e nxjerr flakë.

Në Burnig Man nuk ka para. Në vend të tyre, pjesëmarrësit shkëmbejnë dhurata. Nuk ka rëndësi çfarë jep… në fund, gjithkush do, ha dhe pi ujë falas. Madje pa pagesë mund të postosh edhe letra në çdo vend të botës apo të rregullosh biçikletën.

Për shembull… nëse unë i rregulloj biçikletën dikujt, kam besim se ai njeri do i bëj më pas masazh falas dikujt që gatuan sanduiçët me të cilët unë do ushqehem. Këtu nuk ka nevojë të mbajmë shënime se çfarë bën secili prej nesh. Thjesht i besojmë njëri-tjetrit. Besojmë se të gjithë do të bëjmë çfarë duhet dhe aq sa duhet që këtij vendi të mos i mungojë asgjë” thotë Max, një pjesëmarrës.

Burning Man është ëndrra për një botë më të mirë, një eksperiment social ku njerëzit mblidhen, lënë pas monotoninë e jetës së përditshme dhe kanë besim të verbër te njëri-tjetri. Është një arratisje nga bota kapitaliste ku jetojnë dhe utopia e izolimit në shkretëtirë, për një javë, duket se funksionon për ata që shkojnë aty.

 

Check Also

Bernd Riegert

Koment: Schäuble ikën – politika e kursimit e Eurogrupit mbetet

Pas tetë vjetësh në Eurogrup po largohet një ujk i sprovuar në luftë, ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *