burka

Burka e niqabi ndalohen edhe ne Kuebek

Provinca kanadeze Quebec e ka miratuar një ligj gjithëpërfshirës për ndalimin e mbulimit të fytyrës, duke ua ndaluar punonjësve publikë vënien e niqabit dhe burkas.

Gjithashtu duke i obliguar qytetarët ta heqin mbulesën në transport publik apo kur marrin shërbime qeveritare.

Ky besohet të jetë ligji i parë i këtij lloji në Amerikën Veriore.

Legjislacioni u adoptua dje, duke i kompletuar dy vite punë të qeverisë liberale të provincës për ta adresuar këtë çështje të neutralitetit shtetëror. Por, ky ligj është dënuar nga kritikët, të cilët thonë se me qëllim i shënjestron gratë myslimane dhe do ta ndezë debatin e provincës për identitetin, fenë dhe tolerancën.

Kryeministri i Quebec, Philippe Couillard, është mbrojtur gjatë adresimit të ligjit të ri.

“Ne thjesht po themi se për arsyeje që lidhen me komunikimin, identitetin dhe sigurinë, shërbimet publike duhet të jepen dhe merren dhe fytyrë të çelur. Jemi në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Nëse më flet, duhet të ta shoh fytyrën dhe ju duhet ta shihni time. Është kaq e thjeshtë”, ka thënë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.