Ballina / KOSOVA / Burjani: Serbët në veri duan zgjidhje jo zgjedhje
Blerim Burjani

Burjani: Serbët në veri duan zgjidhje jo zgjedhje

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se pala serbe nuk është e interesuar për zgjedhje në veri të Kosovës, por për zgjidhje.

Ai ka folur të premtën në “55 minuta” te RTK.

“Lista Serbe bën presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje. Atyre po ju intereson a do të ketë Asociacion apo korrigjim të kufijve. Ata fare nuk janë të interesuar për zgjedhje. Ata pra nuk janë të interesuar për zgjedhje, por për zgjidhje”, ka thënë Burjani.

Ai ka thënë se presioni I Beogradit bëri që subjektet e tjera politike pos Listës Serbe të mos aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhje.

Burjani është shprehur se nëse Lista Serbe menjëherë heq dorë nga mandati, atëherë kjo do të bënte që të shkonte dëm investimi i Kosovës për organizimin e zgjedhjeve.

Provo po ashtu

Veliu: Nuk jam takuar asnjëherë me Sami Lushtakun

Agim Veliu, i cili ditëve të fundit është raportuar nëpër medie se i ka gjasat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.