Ballina / Kulturë / Bunkerë që u rezistojnë sulmeve bërthamore
bunkeret rezistues

Bunkerë që u rezistojnë sulmeve bërthamore

Disa besojnë se fundi i botës po afron. Një kompani në Dakotën e Jugut ofron bunkerë me hapësirë të bollshme për të gjithë familjen. Ndërtuesit premtojnë se streha mund t’i rezistojë çdo katastrofe natyrore apo shpërthimi bërthamor.

Në një zonë rurale në Dakotën e Jugut, rreth 30 minuta me makinë nga qyteti më i afërt po ndërtohen bunkerë të nëndheshëm. Scott Robertson punon me kompaninë Vivos.

“Korniza e bunkerit është ndërtuar dhe tani po instalojmë panelet që do të priten në përputhje me sipërfaqen e betonit” , thotë ai.

Robert Vicino është president i kompanisë “Vivos” që po ndërton bunkerët.

“Kjo pronë ka një sipërfaqe prej 4,600 hektarësh. Në jug ndodhen 575 ish bunkerë të ushtrisë dhe në pjesën veriore të pronës gjenden edhe 275 të tjerë”, thotë zoti Vicino.

Bunkerët ndodhen në një bazë ushtarake të ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe janë përdorur për magazinimin e armatimeve deri në mbylljen e bazës në vitin 1967. Bunkerët janë ndërtuar me materiale të forta dhe Vicino garanton se mburoja e tyre nuk lejon depertimin e rrezatimit radioaktiv. Për 25 mijë dollarë, një familje e madhe mund të ketë bunkerin e vet.

Bunkeri model ka katër dhoma gjumi, kuzhinë, një kinema të vogël e madje edhe një fermë të vogël.

“Kemi sera dhe po ashtu rrisim edhe peshq në pellgjet me ujë”, thotë presidenti i kompanisë “Vivos”, Robert Vicino.

Ai është i bindur se kjo ish bazë ushtarake është një zonë e sigurtë. Ajo ndodhet larg oqeanit, kështu që nuk ka gjasa të goditet nga cunami. Dhe Dakota e Jugut nuk është në listën e objektivave të mundshëm bërthamorë.

Madje, ka mundësinë të bëhet qyteti i së ardhmes. Rreth 10 mijë njerëz mund të strehohen në këta bunkerë. Në rast fatkeqësie, e vetmja gjë që duhet të bëjnë, është shkuarja në këtë pjesë të largët të Amerikës në kohën e duhur dhe mbyllja brenda bunkerit.

@Fluidi

Provo po ashtu

troja helenet

Kush ishin Helenët

Studiuesi i njohur Mathieu Arefi në një postim në facebook ka renditur disa teza intersante …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *