Ballina / Biznes / Karrierë / Bullgari: Prodhimi i frutave u pakësua për tri herë
pemë, perime

Bullgari: Prodhimi i frutave u pakësua për tri herë

Pothuaj tri herë është pakësuar prodhimi i perimeve dhe frutave në Bullgari, tregojnë të dhënat e Bashkimit Kombëtar të Kopshtarëve për periudhën 1992-2016.

Për shkak të rritjes së konsiderueshme të importit gjithnjë e më shumë bujq heqin dorë nga rritja e frutave dhe perimeve dhe drejtohen tek drithërat. 88% prej fermerëve në Bullgari marrin vetëm 20% të subvencioneve. Fondet e tjera përdoren nga prodhuesit e mëdhenj të drithërave.

Prandaj, sipas kopshtarëve, subvencionet duhet të lëshohen në bazë të përqindjes së njëjtë prej vlerës së kulturës, pavarësisht nga lloji i saj.

Në të njëjtën kohë të dhënat tregojnë se prodhuesit bujqësor janë më shumë – nga 68 mijë gjatë vitit 2012 deri më 90 mijë gjatë vitit 2016.

Check Also

euro

Monitor: Pse shqiptarët preferojnë euron

Një vrojtim i Bankës Qendrore Europiane tregon se agjentët financiarë në rajonin e Ballkanit vazhdojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *