Bukuri të pafundme të kozmosit në një hartë

Bukuri të pafundme të kozmosit në një hartë

Harta e pabesueshme e kozmosit që paraqet rrugët ndërmjet Rrugës së qumështit dhe 100.000 galaktikave tjera, përfundimisht i është prezantuar opinionit pas dhjetë vitesh hulumtimesh.

Tufa gjigante e përbërë prej yjesh, planetesh e asteroidësh, e cila shtrihet në 500 milionë vite drite është quajtur Laniakea, fjalë kjo havaiane për “parajsën e pamatshme”.

Zbulimi i pamatshëm tregon se Rruga e qumështit është buzë një rrjeti kolosal kozmik.

Ndonëse harta është “e paqetuar dendur”, ndërmejt të gjithë trupave të shënuar në të ndodhet hapësirë e pamatshme terri.

Supertufa jonë është mapuar së pari dhe paraqet galaktikat përgjatë rrugëve të tyre të ndritshme, të cilat i mba të tubuara gravitacioni.

Shkencëtarët qëmoti e dinë se galaktikat nuk janë të shpërndara rastësisht, por se qëndrojnë në grupe. Vendet në të cilat takohen paraqesin supertufa, çfarë është Laniakea, e cila përfshin 100.000 galaktika të ngjashme me Rrugën e qumështit.

Ndonëse kjo është një hapësirë paimagjinueshëm e madhe, ajo përbën vetëm një pjesë të vogël të kozmosit.

Brenda Laniakesë, galaktikat lëvizin drejt regjionit të brendshëm të quajtur Atraktori i madh, i cili është ekuivalent i luginës së gravitacionit.

Rreth supertufës sonë gjenden katër shokë – Shepli, Herkul, Koma dhe Persej-Peshqit, por është vështirë të vlerësohet se ky përfundon tufa jonë, e fillojnë të tjerët.

Dr. Brent Tali, nga Universiteti në Honolulu, ka udhëhequr ekipin, i cili e ka bërë hartën e Laniakeas në bazë të matjes së shpjejtësisë së galaktikave lokale. /InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.