Ballina / EKOLOGJI / Bujqësia urbane në New York
Anastasia Plakias, sunset parka, new work, shba, bujqesia urbane

Bujqësia urbane në New York

New York-u, oazë e vërteë e natyrës së kultivuar, të aftë për të prodhuar 36 tonë fruta dhe perime për të furnizuar dyqanxhinjtë e qytetit

Kopshtet që prodhojnë fruta dhe perime në sasi; ulin kostot e transportit; zvogëlojnë efektet e dëmshme të nxehtësisë së qyteteve; lejojnë zvogëlimin e përdorimit të energjisë për të ftohur mjedise

Kopshtet mbi çati mbledhin ujërat e shiut, duke lehtësuar sistemin e ujërave të zeza si dhe jo vetëm tërheqin kafshë, zogj dhe insekte, këtu vijnë edhe bletët që janë të domosdoshme, nga të cilat nxirret mjalti.

Kjo është bujqësia urbane mbi çati, që janë fermat e vërteta urbane të krijuara në krye të ndërtesave të qytetit.

“Tashmë ka kaq shumë të tilla në New York, oaze të vërteta të natyrës së kultivuar, të afta për të prodhuar 36 tonë fruta dhe perime për të furnizuar dyqanxhinjtë e qytetit. Dhe kur prodhimi është i tepërt ai mund të përdoret për komunitetet më të pafavorshme që jetojnë në Big Apple,” shpjegon Anastasia Plakias, një nga krijueset e kopshteve në Sunset Park.

“Dhe të mendosh se duhet shumë pak,” vazhdon ajo: për çdo çati, toka ka nevojë vetëm për 25 centimetra trashësi për të mbjellë farën. Plehu vjen nga kompostimi i përftuar nga mbeturinat (gjithçka është krijuar, asgjë nuk shkatërrohet në qytetin më të rëndësishëm në botë) edhe uji merret nga shiu, madje dikush mund të arrij të mbledh deri në 380 mijë litra.

Dhe, përveç faktin që e bëjnë qytetin më të natyrshëm, kopshtet urbane i bëjnë edhe festat më interesante dhe të veçanta. “Fermat tona në çati do të jenë vende të mira në të ardhmen. Përdorimi i bimëve të freskëta për të zbukuruar pijet tuaja, si për shembull mentja e freskët për mojitot që do të pini në ambientet e tyre”, thotë Plakias.

https://vimeo.com/86266334

 

 

Provo po ashtu

Smart Forest City, meksiko, cancun,

Qyteti si një pyll dhe pemët si një fakt urban

Qytete-pyje dhe lëvizje elektrike, qytetet e së ardhmes do të jenë  nën gjelbërim, e mallrat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.