bugajski

Bugajski në CEPA: Në Ballkan po ndodh lufta për mbizotërim mes Moskës e perëndimit

Uashington, 29 janar – Analisti amerikan , Janusz Bugajski konsideron se Perëndimi duhet të përgjigjet më energjikisht ndaj shtrirjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Bugajski thekson se në hapësirat e Ballkanit po ndodh lufta për mbizotërim midis Moskës dhe fuqive perëndimore.

Ajo është e ngjashme me atë të shekullit të 19-të, ka shkruar ai në sajtin CEPA (Qendra amerikan për analiza të politikës europiane).

Ai vlerëson se tani po ndodh versioni i ri i asaj loje të madhe ballkanike.

Tani Moska po përdor subversionet dhe mashtrimet, meqë nuk mund të matet ekonomikisht e ushtarakisht me Perëndimin, thotë ai.

Rusia e Putinit “po ndërhyn dhe ka ndikim malinj në Siujdhesën e Ballkanit”.

Janë të thjeshta për të shprehur qëllimet e njëmendta të Moskës dhe se për këtë arsye do të mund të zbusë ndjenjën e urgjencës kur bëhet fjalë për përgjigjen e Perëndimit.

Kremlini sheh në Ballkan 4 përparësi strategjike.

Bugajski në tekstin e publikuar në sajtin CEPA shkruan se Kremlini sheh në Ballkan përparësinë strategjike për katër qëllime:

I pari, të shtrihet ndikimi gjeopolitik i Rusisë (ndikimi i Moskës në qeveritë ballkanike), “angazhimin e saj ushtarak, si në rastin e Serbisë” dhe praninë institucionale;

I dyti, Rusia të zvogëlojë rolin e institucioneve perëndimore, duke nxitur konflikte, duke çuar kështu në shmangie në përgjigjet ndërkombëtare ndaj këtyre konflikteve;

Njëra, sipas Bugajskit, është ideja për shkëmbim territoresh mes Beogradit e Prishtinës, e mbështetur nga Moska .

Qëllimi i tretë i Moskës është zvogëlimi i pranisë së SHBA në Ballkan.

Kjo shpjegohet me kundërshtimin rus dhe minimin e zgjerimit të NATO-s.

I katërti është fitimi i aleatëve të rinj ose aleatëve potencialë,.

Kjo bëhet përmes ndikimeve ekonomike e energjetike, konsideron Bugajski.

Në kontekstin e realizimit të këtyre qëllimeve Moska përdor një varg “mjetesh taktike”.

Mes tjerash edhe duke promovuar nacionalizmin lokal.

Bugajski përmend Kosovën, anëtarësimin e të cilës në Kombet e Bashkuar po e pengon Rusia me këmbëngulje.

Me qëllim të nxitjes së konflikteve interne atje, Rusia thekson tregimin për serbët si pakicë e diskriminuar, shkruan Bugajski.

CEPA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.